Aktualitet

Reshje shiu në të gjithë vendin e shtrëngata, parashikimi i motit për sot

Sa i përket temperaturave, në bregdet ato do të variojnë nga 8 / 12 °C; në vendet e ulëta: 2 / 11 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 7 °C . Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.

TIRANË-Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten reshje mesatare shiu në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata. 

Sa i përket temperaturave, në bregdet ato do të variojnë nga 8 / 12 °C; në vendet e ulëta: 2 / 11 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 7 °C . Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.

Për shkak të shirave në juglindje të vendit mund të shfaqen vërshime të shkurtra lokale si pasojë e intensitetit të reshjeve. Lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë prurje të larta por brenda nivelit maksimal të argjinaturave.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button