Politike

Reshjet e dendura të shiut, përmbytje edhe në Vlorë

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Vlorës.

Disa metra pas shëtitores Lungomare, lagjja 10 Korriku në Vlorë është përfshirë e gjitha nën ujë, si shkak i reshjeve të shumta të rëna ditët e fundit. Nga pamjet shihet se uji ka vërshuar deri në oborret e banesave duke marrë përpara gjithçka.

Një situatë e tillë nuk është e zakonshme në qytetin e Vlorës ku shumë institucione, biznese dhe banesa rrezikohen nga uji i tepërt që ka pushtuar rrugët e qytetit bregdetar, për këtë situat ka reaguar edhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Çelaj me një status në facebookun e tij.

Tani që na hyri dëti në Vlorë, ku ndahet kufiri me Grekun?! 🤔 shrkuan ai

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button