Aktualitet

Reshjet e shiut, rënie gurësh në aksin Tropojë-Valbonë

Përkeqësimi i kushteve të motit ka sjellë probleme në aksin B.Curri-Valbonë. Për shkak të reshjeve me intensitet ka pasur rënie gurësh në këtë aks.

Ndërkohë, autoritete lokale njoftojnë se në Kukës situata është e qetë, ndërsa ndërsa në Tropoja  vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.

Bëhet me dije se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, po ashtu edhe ato rurale.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 8:00 datë 23.01.2021 është si më poshtë;

  • Në Qarkun Kukës situata e motit është e qetë, ndërsa në Tropoja vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.
  • Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Si rezultat i reshjeve në disa segmente rruge ka patur rënje inertesh sidomos në aksin B.Curr – Valbonë

  • Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.
  • Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
  • Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
  • Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj.Ad Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, Nj.Ad. Llugaj bashkia Tropojë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button