Aktualitet

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me energjinë elektrike në jug të vendit, fshati Derviçan mbetet në errësirë totale

Situata e reshjeve intensive në jug të vendit ka krijuar probleme me energjinë elektrike në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Burime për Channel-7 bëjnë me dije se i gjithë fshati është në errësirë totale për shkak të mungesës së energjisë.

Kujtojmë se reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar gjithashtu probleme dhe në akset rrugore në jug të vendit.

Sipas IGJEUM në ditët në vijim deri më datë 26 Janar pritet të ketë dhe një intesifikim të reshjeve të shiut, çka mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në akse të ndryshme të vendit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button