Politike

“Rilindja nuk përfaqëson më idealin e vërtetë të partive të majta”/ Erisa Xhixho: PS-ja i tradhtoi të rinjtë, njësoj siç bëri me të gjithë qytetarët

Përmes rrjeteve sociale, Erisa Xhixho thekson se PS-ja mashtroi rininë. Dhe se kjo është një nga arsyet që solli këtë organizatë të rinjsh të Partisë Socialiste në mesin e LSI-së, për t’iu bashkuar forcës që kërkon e do sjellë ndryshim, e cila mbetet LSI.

“Forca që sollën në pushtet, së cilës i besuan ëndrrat, jetën dhe të ardhmen i tradhtoi, njësoj siç bëri me vendin, që sot vuan mjerimin dhe ulërin dëshpërimisht për ndryshim. Është kjo një nga arsyet që solli këtë organizatë të rinjsh të Partisë Socialiste në mesin e LSI-së, për t’iu bashkuar forcës që kërkon e do sjellë ndryshim. Takimi i zhvilluar me Besmir Alikon dhe miqt e tij në njësinë bashkiake nr.2 më tha shumë e më dha shpresë se të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshimin, kundër mjerimit që po vuajnë familjet nga mungesa e punës, mbrojtjes sociale, kujdesit shëndetësor, deformimit të sistemit arsimor, drejtësisë së padrejtë për të gjithë. Këta janë vetëm një organizatë , anëtarë të PS-së, që zgjodhën të besojnë te forca jonë, te LSI-ja dhe vizioni i saj për zhvillimin e Shqipërisë. Me ta, e pas tyre, ka shumë, plot të tjerë të zhgënjyer nga keqqeverisja, arroganca dhe prepotenca e atyre, që sot drejtojnë vendin dhe po detyron çdo individ të kërkojë ndryshimin. PS-ja, sot nuk është më partia e së majtës së vërtetë, por është partia e rilindjes, që nuk përfaqëson më idealin e vërtetë të partive të majta. Të gjithë bashkë, më 25 prill, t’u drejtohemi kutive të votimit, për të ndryshuar me fuqinë e votës këtë situatë të pashpresë, kaosin në të cilin qeveria e propagandës e ka zhytur shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë”,shprehet nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button