Aktualitet

Rrëfimi ‘FINAL’ i Përparim Ademit: Tradhtia ka vetëm një çmim

TIRANE- “Tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen”, ky është një pasazh nga rrëfimi i Përparim Ademit, 59-vjeçarit nga Maqedonia e Veriutk i cili ekzekutoi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Në këtë rrëfim final  Ademi mohon ta ketë dhunuar Zhanetën, me të cilën pranon se ka vazhduar një lidhje intime në vitet e fundit, pas shkëputjes nga Kristina Bardhi.

RRËFIMI I PLOTË I PËRPARIM ADEMIT: 

Me Zhanetën dhe me Kristinën kam patur njohje që para 30 vitesh me të cilat kam patur lidhje jashtë martesore. Unë kam dhe fëmijë me dy shtetaset. Unë kam punuar me këto dy shtetase në shtetin e Greqisë dhe Francës për disa vite. Rreth 3 vite më parë Kristina është martuar në shtetin e Greqisë. Unë kam vazhduar akoma lidhje me Zhanetën. Marrëdhënia midis meje dhe Zhanetës ka qenë e mirë deri disa ditë më parë kur unë kam dyshuar se Zhaneta kishte një lidhje intime me nje shtetas me emrin Besmir.

Ky shtetas punonte në një fabrikë me Zhanetën. 5 ditë para ngjarjes unë kam vajtur për drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e tyre në Astir dhe nga Kristina dhe sidomos nga Zhaneta më është deklaruar se ishte hera e fundit që i takoja dhe se nuk kisha më punë në atë shtëpi dhe duhet të ndërprisja marrdhëniet me to. Jam larguar dhe deri një ditë para ngjarjes nuk kam patur më kontakt dhe takim me asnjërën. Më datën 30.12.2020 në mëngjes kam vajtur poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e kam pritur nga ora 06:00 e mëngjesit kohë në të cilën ajo dilte për punë. Më pas nën kërcënimin e një thike e kam marrë me vete dhe e kam future në makinën time Volkswagen Tiguan.

Nga aty e kam çuar në Krrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe atje kam ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart. Kemi biseduar dhe kam dashur ta detyrojë të kthehej me mua dhe të shkëputej nga ai person. Fillmisht m’u duk sikur Zhaneta pranoi të rikthehej. I thashë të shkonim në një hotel pranë 21 Dhjetorit dhe të flisnin aty. Pasi kemi shkuar në hotel kemi kryer marrëdhnie me dëshirën e saj dhe pa përdorur dhunë  në asnjë moment. Pasi dolëm ajo zbriti pranë ish-parkut të autobusave se donte të ecte në këmbë. Në darkë kur isha në shtëpi më ka marrë në telefon Kristina dhe Zhaneta duke më thënë që i kisha kërcënuar rrahur e përdhunuar Zhanetën. Për këtë arsye do më bënin denoncim dhe do më fusnin në burg. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar tek puseta e shtëpisë ku mbaja automatikun që e mbaja që nga ‘97.

Kam qëndruar duke menduar çfarë të bëja dhe në një moment e ndava mendjen duke i thënë vetes se tradhëtia ka vetëm një çmim, vdekjen. E binda fort veten për këtë gjë. E pastrova armën me kujdes, e mbështolla me ca lecka dhe pastaj me një çantë, si dhe e mbusha e kisha gati. Më pas mora në telefon nipin tim dhe e mora me vete, mora biçikletën me vete dhe vendosa çantën dhe shkuam në Astir deri tek shtëpia e Zhanetës. E mora nipin që t’i binte ziles se po të më shikonin mua nuk do ma hapnin derën. Pasi shkuam tek pallati i Zhanetës u ngitëm në kat të tretë të dy bashkë me nipin dhe nxorra armën nga çanta dhe i thashë nipit të trokiste derën. Sapo u hap dera doli Kristina dhe ka shtyrë derën me qëllim që ta mbyllte, por unë e shtyva me forcë dhe hyra brenda në korridor.

Sapo më panë me armë në dorë Zhaneta dhe Kristina filluan të ulërijnë me të madhe dhe më shtynë përpara që të më nxirrnin jashtë. Isha i tensionuar dhe qëllova në drejtim të të dyjave. Më pas u futa në sallon dhe u ula në divan dhe vendosa automatikun mes këmbëve dhe tytën poshtë mjekrës me qëllim që të vrisja veten, por arma nuk kishte më plumba. Pastaj dola nga banesa dhe jam nisur në drejtim të policisë për tu dorëzuar.

Dëshmitë janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button