Aktualitet

Rrëfimi shokues i djalit të Zhaneta Metanit: Flokët e mamit dolën me gjithë kafkë, ai ishte gjakftohtë dhe i frikshëm, shumicën e plumbave i hëngri tezja ime

 Djali i Zhaneta Metanit, Anxhelo Metani ka rrëfyer për herë të parë atë që ka parë mëngjesin e 31 dhjetorit 2020, kur Përparim Ademi hyri në apartamentin e tyre në zonën e Astirit dhe ekzekutoi nënën e tij, Zhaneta Metanin dhe tezen, Kristina Bardhin. Në një rrëfim për Shqipëria Live në Top Channel, Anxhelo Metani ka thënë se Përparim Ademi ka bërë një skenë të ngjashme me vetëvrasjen pas vrasjes.
Djali i Zhanetës: Ra dera dhe më pas tezja ime çohet nga tavolina dhe shkon për ta hapur dhe pyeti kush është. Personi jashtë u përgjigj Kastrioti. Tezja u mundua të mbyllte derën por ishte shumë vonë. E dija se diçka e keqe do të ndodhte por jo kjo që ndodhi. Ai kishte hyrë tashmë dhe shumicën e plumbave pasi hyri i hëngri tezja ime. Ai vazhdonte të qëllonte edhe pasi mamaja ime kishte vdekur. Dera ka qenë e hapur, mund të shikoni se aty janë flokët e mamit tim që kanë dalur me gjithë copa të kafkës. Këtu janë plumbat dhe këpucët më gjakë. Fillova duke bërtitur dhe vrapova për nga frigoriferi dhe ai u ul te këndi aty. Në momentin që u ul ai mbajti armën në fytin e tij dhe ndoshta ka tentuar të vriste veten. Por këtë veprim ndoshta e ka bërë që të më gënjejë mua që ai ka vdekur.
Nuk kishte emocione në fytyrë ishte gjakftohtë dhe i frikshëm. La armën e krimit aty dhe u largua menjëherë.
Vrasja ndodhi më 31 dhjetor, në rrugën Bajram Tusha në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit. Ai pretendoi se do të vetëdorëzohej vetë në Polici, dhe shprehu pendesë për vrasjen e dyfishtë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button