Aktualitet

Rregullat anti-covid! Nga sot ndryshon ‘ora policore’

Ndryshon përsëri ora policore e vendosur prej 24 dhjetorit në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Duke filluar nga sot iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24  dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ, ndërsa personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga vendi ishullor përmes rrugëve të tjera.

Më 24 dhjetor u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online ditën e sotme (5 janar).

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button