Aktualitet

Rreshjet e shiut rrezikojnë pallatin 5 katësh në lagjen “Punëtori” /Qeveria Rama nuk miraton projektin që prej vitit 2019,banorët në mëshirë të fatit

Prej tre vitesh banorët e një pallati 5 katësh në lagjen “Punëtori ” në Gjirokastër  jetojnë me ankth dhe panik pasi në datën 7 janar të 2018 ky palllat ka shfaqur problemet e para të shkarjes së dheut për shkak të gërmimeve që janë kryer aty pranë por edhe rreshjeve të shiut me intesitet të lartë .Muret e pallatit janë të demtuara por njëkohësisht edhe sheshi para tij, gjithashtu në atë kohë janë dëmtuar edhe banesat private . Në janar të vitit 2019 Bashkia Gjirokastër ka bërë një projekt për ndërhyrje emergjente  dhe për shmangien e ndonjë tragjedie të paralajmeruar ,por ka qënë qeveria Rama ajo që nuk e ka miratuar duke lënë në mëshirë të fatit të gjitha familjet. Pasditen e sotme në po të njëjtën datë por të vitit 2021 situata paraqitet alarmante pasi  janë rishfaqur të tjera probleme serioze duke krijuar carje të reja të tokës si dhe shembjen e murit rrethues të një banese dy katëshe. Banorët janë shprehur se kanë frikë të flenë në banesa  dhe kërkojnë ndërhyrje nga shteti. Qeveria Rama është njohur me projektin që  në vitin 2019 ku parashikohej ndërhyrje për përforcimin e strukturës mbajtëse të dherave por që nuk e ka miratuar atë dhe si  pasojë banorëve ju  rrezikohet jeta. Kujtojmë se në rrethin e Gjirokastrës në lagjen 11 janari për shkak të gërmimeve pa kriter në 9 nëntor të vitit 2008  është shembur një pallat 5 katësh ku humbën jetën tre persona.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button