Aktualitet

Rrëshqitje dherash e gurësh, izolohen 20 fshatra në Dibër, prej 24 orësh pa enegji elektrike e mes dëborës

DIBËR– Qarku i Dibrës është një nga zonat problematike në vendin tonë si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut.

Mësohet se aksi Peshkopi-Kukës është bllokuar nga rrëshqitja e gurëve. Konkreitsht në vendin e quajtur Shumak ka rrëshqitur dheu e gurët si dhe janë të izoluar 20 fshatra, njësia Sllove dhe Kalaja e Dodës.

Të gjitha këto zona, kanë mbetur dhe pa energji elektrike që nga mbrëmja e ditës së kaluar, 25 janar. Kjo zonë ka edhe reshje dëbore gjithashtu si dhe prurje të mëdha. Konkretisht në hidrocentralin e Ulzës e në Shkopet shkarkohen 500 m3 ujë në sekond.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button