Aktualitet

Rrëshqitje dheu në pallatin 5 katësh, alarmohen banorët në Gjirokastër

Një pallat 5 katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër ka pësuar rrëshqitje dheu pasditen e sotme. Banorët janë trembur dhe kanë dalë menjëherë nga banesat e tyre. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur prefekti dhe kryetari i bashkisë për të mësuar detaje rreth kësaj ngjarje.

Nuk është hera e parë që ka probleme në këtë zonë si pasojë e rrëshqitjes së dheut, shqetësim që nisi rreth 3 vite më parë, pas 3 vjetësh rishfaqen prap problemet në këtë pallat.

Sipas banorëve ka shkarje të tokës në pjesën e poshtme dhe çarje të betonit.

Janë rreth 15 familje që banojnë në këtë pallat 5-katësh pranë të cilit ka pasur rrëshqitje toke nga shirat e ditëve të fundit .

Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër në fillim të vitit 2018 bëri që banorët të braktisin pallatin që rrezikonte të shembej.

Aso kohe, shkak për rrëshqitjen e dherave në lagjen ‘Punëtore’ u pretendua se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button