Aktualitet

Rreziku i pastrimit të parave/ Zgjerohet lista e zyrtarëve dhe familjarëve që do i vëzhgohen pasuritë

Pas rekomandimeve të Task Forcës Financiare Ndërkombëtare, tashmë do të vëzhgohen edhe transaksionet që kryejnë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë jashtë, ndërsa në pemën e familjarëve janë përfshirë bashkëjetuesit, bashkëshortët e fëmijëve dhe prindërit, pavarësisht nëse ata rezultojnë si familje më vete.

TIRANË – Shqipëria do të zgjerojë listën e zyrtarëve të lartë dhe familjarëve që do të jenë nën mbikëqyrje për krijimin e pasurive të pajustifikuara dhe rrezikun e pastrimit të parave.

Pas rekomandimeve të Task Forcës Financiare Ndërkombëtare, tashmë do të vëzhgohen edhe transaksionet që kryejnë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë jashtë, ndërsa në pemën e familjarëve janë përfshirë bashkëjetuesit, bashkëshortët e fëmijëve dhe prindërit, pavarësisht nëse ata rezultojnë si familje më vete.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet që të dërgojë në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Parandalimin e Pastrimit të Parave” ku njësia për kontrollin e transaksioneve financiare tashmë do të mbikëqyrë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të personave të ekspozuar politikisht.

Jo vetëm bankat dhe zyrat e pasurive të patundshme, por çdo biznes i cili pranon shkëmbime me para “cash” me vlerë mbi 1 milion Lekë të rinj, duhet të raportojë pranë Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave subjektin, ndërsa institucionet financiare detyrohen të regjistrojnë të dhënat bazë edhe për individë që depozitojnë para në shuma të vogla nën 100 mijë Lekë të rinj.

Kjo është hera e dytë brenda 2 vjetësh që forcohen rregullat për vigjilencën ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke përfshirë dhe personat e ekspozuar politikisht. 1 vit më parë njësia europiane Moneyval rifuti Shqipërinë në listën e vendeve gri sa i takon këtij rreziku.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button