Bota

Rrihet azilanti në Mitrovicë, u gjet i përgjakur në rrugë

KOSOVË– Një person është dhunuar dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmjen e sotme. Gazeta Ekspress shkruan se personi në fjalë është një azilant nga Siria, ndërsa dhunuesit nuk janë identifikuar ende.

Ai është gjetur i shtrirë në rrugë pranë sheshi “Mehë Uka” dhe është dërguar në spital. Për momentin raportohet se ndodhet në gjendjet të rëndë. nga ana tjetër, policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për dhunimin e tij.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë.Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. lidhur me rastin është arrestuae një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policor,”- thueht në komunikatën e policisë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button