Bota

Rritet bilanci në Kosovë/ 6 viktima dhe 309 të infektuar me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, ndërsa numri i personave të infektuar është 309. Ndërkohë janë kryer 1.417 testime dhe janë shëruar 601 pacientë.

PRISHTINË– Kosova ka shënuar një rritje të numrit të viktimave nga pandemia e koronavirusit Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, ndërsa numri i personave të infektuar është 309.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.417 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).”– thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 teste të kryera për virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Ndërkohë janë kryer 1.417 testime dhe janë shëruar 601 pacientë, duke e çuar numrin në total të personave të shëruar 44.436, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.144.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button