Uncategorized

Sa do të zgjasë Covid? Tritan Kalo flet për situatën në vend: Në javën e dytë dhe të tretë të janarit mund të ketë një rritje të rasteve

TIRANË- Mjeku i njohur Tritan Kalo ka thënë se pandemia e Covid-19 mund të zgjasë dy vite. Në një intervistë që ka dhënë për Faxneës është shprehur se në javën e tretë të janarit në vend mund të ketë shtim të rasteve me Covid-19, pasi sipas tij në festat e Vitit të Ri ka pasur kontakte të shumta mes njerëzve.

Ndër  të tjera ai ka folur dhe rreth studimit se  50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covidin, se nuk për të arritur në përfundime të sakta duhet të bërënjë studim më i thelluar.

“Unë kam rret 40 vite që punoj në spital, dhe kam përjetuar shumë epidemi, por jo pandemi të kësaj shkalle. Është një pandemi e cila na zbulon shumë enigma me të cilat ne nuk jemi ndeshur më parë. Mjekët infeksionistë ndeshen me frikën dhe me rrezikun e infektimit në çdo sekondë të punës së tyre, frika është pak relative, pasi ne jemi ndeshur me shumë sëmundje të tjera. Jemi bërë shumë këmbëngulës në punën tonë, pasi kishim të bënim me një sëmundje të panjohur. E rëndësishme është që në këtë periudhë ne kemi një ulje të rasteve dhe të shtrimeve në spital, por kjo është relative, pasi për shkak të shtimit të kontakteve, mund të ketë një rritje të rasteve sërish në javën e dytë dhe të tretë të Janarit. Vaksinimi do të bëjë që të ketë një këputje të zinxhirit të infektimeve, për shkak se ata që marrin dozat krijojnë imunitet. Po të nisemi nga gripi spanjoll, pandemitë e kësaj natyre zgjasin nga 18 deri në 24 muaj, infeksioni nga sars cov mund të zgjasë përjetë, por mund të ketë shfaqje të tyre në vatra të vogla. Unë i përmbahem, principit të 18-24 muajve. Është një studim që hap rrugën për studime të tjera, duhej që në popullsinë që kishte Tirana të kishte një kampion prej 5 mijë”– ka thënë ai.Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1,181 persona, ndërsa janë infektuar 58,316 të tjerë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button