Bota

Shëmbet shkëmbi në Bolzani, shkatërron 3/4 e hotelit, pronari: Fatmirësisht nuk kishte persona

Lajmin e ka bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se shkak për rrëshkitjen e masivit shkëmbor janë bërë rreshjet masive të shiut dhe temperaturat nën zero.

ITALI- Shëmbja e një shkëmbi në qytetin e Bolzanos në Itali ka bërë që të shkatërrohet një hotel. Lajmin e ka bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se shkak për rrëshkitjen e masivit shkëmbor janë bërë rreshjet masive të shiut dhe temperaturat nën zero.

Hoteli që është shkatërruar është “Eberle” në veri të qytetit të Bolzanos. Deri tani nuk janë raportuar asnjë viktimë dhe as të lënduar pasi hoteli që u shemb ishte io mbyllur për shkak të masave anti-Covid.

Në lidhje me shëmbjen e hotelit ka reaguar edhe pronari i tij, Frana all’Eberle, i cili tha se 3/4 e hotelit janë shkatërruar por sidoqoftë nuk është lënduar asnjë person pasi ishin të mbyllur.

“Tre të katërtat e hotelit janë shkatërruar, për fat që ishim mbyllur”, tha ai.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button