Bota

Sherr në familje, dy vëllezërit kapen me grushte në mes të festës së fundivitit në Prishtinë, të riun e kap plumbi qorr në tarracë

 Festat e fundvitit nuk kanë kaluar pa incidente as në Kosovë. Mëngjesin e sotëm, mediat vendase kanë raportuar se një familje në Prishtinë i ka trokitur gotat nën terrorin e sherrit. Dy djem, vëllezër teksa fezstonin në familjen e tyre janë zënë me njëri-tjetrin.
Të dy kanë përfunduar në polici, ku kanë dhënë sqarimet e nevojshme dhe janë lënë të lirë, duke u zgjidhur kështu mosmarrëveshja mes tyre, e cila fatmirësisht përfudnoi pa të lënduar.
“Prishtinë 31.12.2020 – 00:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt,”– thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 
Ndërsa në Ferizaj është plagosur një person me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë personi në fjalë ka dalë në tarracën e shtëpisë së tij ku është plagosur nga një plumb qorr. Ai është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas Policisë, në orën 00:10, nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti deri sa ka qenë në terasën e shtëpisë së tij, dyshohet se ishte plagosur nga një plumb qorr. Pas ndihmës mjekësore, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësore. Rasti nën hetime nga njësitet policore,”- shkruhet në njoftimin e policisë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button