Aktualitet

Sherr në Peshkopi, 26-vjeçari i ngul thikën të riut, arrestohet pas krimit

Mësohet se i plagosuri me inicialet T.T., ndodhej në Peshkopi në lagjen e tregut, në momentin që është konfliktuar me një 26-vjeçar.

DIBËR– Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ky i fundit, me inicialet, E.S., banues në Maqellarë Dibër, në konflikt e sipër e ka qëlluar me thikë të riun duke e lënë të plagosur.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa autori është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button