Argetim

Shifër e “çmendur”! Ja sa ka shpenzuar Leonora Jakupi për një dalje televizive

Leonora Jakupi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” në të cilin rrëfeu detaje të shumta rreth jetës së saj private e jo vetëm. Përmes këngëve të saj, këngëtarja zbuloi se ka gjetur njeriun e duhur dhe se shpreson që në 2021 të bëhet nënë.
Nga ana tjetër ajo tregoi se me Nora Istrefin nuk flet dhe zbuloi edhe arsyen.
“Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, u shpreh Jakupi.
Leonora dhe Nora kanë qenë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën dhe në rrjet kanë qarkulluar shpesh foto të përbashkëta mes tyre. Vite më parë ato kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën për shkak të këngës së Norës “Sa t’kom dasht”, e cila ishte menduar për Leonorën, por më pas ia mori kolegia e saj.
Mirëpo përveç këtyre deklartave, në emision të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen edhe veshja e Leonorës dhe aksesorët e saj. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan në ngjyre kafe me material lëkure, shoqëruar me një palë vathë dhe një orë.
Së fundmi faqja, “What they wearin” ka zbuluar se pikërisht për këtë dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar një shifër marramendëse. Ajo ka harxhuar 25.400 euro për orën e saj, ndërsa vathët që janë të markës “Louis Vuitton” i kanë kushtuar 490 euro. Do të thotë se për një dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar në total 25.890 euro.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button