Bota

Shkatërroi qëllimisht 500 doza të vaksinës Moderna, arrestohet punonjësi i spitalit

Punëtori i spitalit i cili shkatërroi qëllimisht qindra vaksina COVID është arrestuar.
Ky lajm është njoftuar ditën e djeshme, që individi që kishte hequr 57 shishka të vaksinimit Moderna nga frigoriferi në Qendrën Mjekësore Aurora, Wisconsin, dhe nuk arriti t’i vendosë përsëri. 57 shishka të vaksinës Moderna u hoqën nga një frigorifer farmacie në Aurora Medical Center – Grafton brenda natës, duke rezultuar në më shumë se 500 doza të vaksinës.
Pas incidentit, fajtori u arrestua ditën e djeshme për veprimin që kishte bërë.
Kostoja e vaksinës së shkatërruar ishte 8,000 deri 11,000 dollarë, sipas Milwaukee Journal Sentinel. Policia e Grafton nuk e dha emrin e burrit, por ata konfirmuan se ai aktualisht po mbahet në burgun e Qarkut Ozaukee dhe ende nuk është akuzuar zyrtarisht.
FBI dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po hetojnë çështjen së bashku me policinë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button