Aktualitet

Shkëmbi prej vitesh rrezikon jetën e kalimtarëve në aksin Tepelenë-Këlcyrë, ARRSH asnjë ndërhyrje

Aksi nacional Tepelenë-Këlcyrë ka një pikë nevralgjike që cilësohet si një ndër zonat me rrezikshmëri të lartë në hartën e ARRSH-së.Përherë kjo nyje është shfaqur tepër problematike për drejtuesit e automjeteve dhe sidomos në kohë të lagësht, apo me shira të rrëmbyeshëm sic kanë qenë ditët e fundit.Edhe pse nga ARRSH është premtuar disa herë për ndërhyrje apo për shembjen e këtij shkëmbi ende asgjë sështë bërë.Prej vitesh vazhdon të mbetet një kërcënim për jetë e të gjithë udhëtarëve.Në 10 vitet e fundit në këtë pikë nevralgjike, kanë humbur jetën tre persona në aksidente automobilistike, për shkak të ngushtësisë së aksit dhe pasigurisë në momentin e manovrimit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button