Bota

Shkoi në spital me probleme në frymëmarrje, mjekët dyshojnë për Covid-19, por grafia e mushkërive zbulon një tjetër problem

Mjekët gjetën një copë arre në mushkërinë e tij, e cila i kishte shkaktuar edhe problemet shëndetësore. Në një deklaratë për media, Hasnai ka rrëfyer se ai kishte pirë ujë me arra në mëngjes, aty kishte kuptuar se një i kishte kaluar në tubin e frymëmarrjes, por mendonte se do t’i dilte gjatë kollitjes.

TURQI-Një histori  e pazakontë ka ndodhur në Turqi. Hasan Dursun Akduman është një 65-vjeçar nga Bursa e Turqisë, i cili ka shkuar në spital me vështirësi të madhe të frymëmarrjes, duke bërë që mjekët të dyshonin për C0vid-19.

Siç raportohet në media, pasi u dërgua në spitalin e Covid-19, mjekët kanë filluar ekzaminimin e tij në dyshimin e infektimit, por pasi i kanë bërë grafi të mushkërive kanë zbuluar se ai nuk ishte i prekur nga asnjë sëmundje.

Mjekët gjetën një copë arre në mushkërinë e tij, e cila i kishte shkaktuar edhe problemet shëndetësore. Në një deklaratë për media, Hasnai ka rrëfyer se ai kishte pirë ujë me arra në mëngjes, aty kishte kuptuar se një i kishte kaluar në tubin e frymëmarrjes, por mendonte se do t’i dilte gjatë kollitjes. Pasi, shkoi në spital, mjekët menduan se kishte Covid-19 dhe e kishin shtruar në spital, por pasi ka shkruar në një spital privat, ka zbuluar se arra i kishte shkaktuar problemin në frymëmarrje.

“Unë piva lëng me arra në mëngjes. Ndërsa isha duke pirë ujë, arra më kaloi në fyt. Marrja e frymës më filloi pas mëngjesit. E kuptova që arra po më rrëshqiste në tubin e frymëmarrjes. Mendova se do të dilte kur të kolliteshesha, por jo. Meqenëse nipi im është infermier, unë e thirra atë. Shkuam në spital. Ata dyshuan për Covid-19, më shtruan në spital. Por, unë rezultuar negativ, por duhet të qëndroja në spital për disa ditë. Pastaj shkova në një spital privat. U zbulua se kishte arra në mushkëritë e mia. Pasi u hoq arra, u ktheva në normalitet. Tani jam mirë me shëndet,” tha ai.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button