Bota

Shkon në 7 numri i personave që kanë humbur jetën në Norvegji për shkak të shkarjes së dheut

NORVEGJI- 7 persona janë konfirmuar të vdekur për shkak të shkarjes së dheut në Norvegji. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se kërkimet për persona të mbijetur ende po vazhdojnë.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe kryetari i Komunës që përfshihet edhe fshati ku ndodhi katastrofa mjedisore, Ask. Ai tha se ata janë të dëshpëruar për rezultatin e tmerrshëm të rrëshqitjes së dheut. Më tej ai tha se situata është e pazakontë dhe se ana janë ende duke u përpjekur për tu kthyer në normalitet.

“Ne jemi në dëshpërim për rezultatin e tmerrshëm dhe tragjik të kësaj rrëshqitjeje. Situata është ende joreale për ne, por ne jemi duke u përpjekur t’i kthejmë gjërat dhe ne kemi filluar punën e përpjekjes për t’u kthyer në normalitet,” tha ai.

Deri tani në fshatin Ask ku ndodhir rrëshqitja e dheut, janë evakuuar rreth 1000 persona, janë prishur 7 shtëpi dhe plagosur shumë të tjerë. Rrëshkitja e dheut në fshatin Ask të Norvegjisë ndodhi në datën 30 dhjetur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button