Aktualitet

Shkrumbohet makina në lëvizje, drejtuesi dyshohet i dehur

Një automjet është shkrumbuar plotësisht gjatë mbrëmjes së sotme në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Makina ‘Opel Corsa’ ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët pranë fshatit Zvërnec.

Dyshimet janë se gjatë momentit që makina është përfshirë nga flakët, drejtuesi i saj mund të ketë qenë në efektet e alkoolit.

Ndërkohë që fare pranë vendit ku ndodhi incidenti i parë ka ndodhur edhe një aksident tjetër.

Një automjet tip ‘Mazda’ me targa italiane ka dalë nga rruga, ku dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit

Në këtë aksident raportohet se nuk ka të lënduar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button