Bota

Shpërthen një fabrikë e prodhimit të vaksinave anti-Covid në Indi

Por, sipas Reuters, vendi do të vazhdojë prodhimin e vaksinave të AstraZenceas. Shefi i ekzekutiv Ader Poonawalla, familja e të cilit zotëron SII, ka thënë se nuk kishte pasur vdekje apo lëndime të mëdha për shkak të zjarrit, megjithëse disa kate të një ndërtese janë shkatërruar.

INDI -Një zjarr ka shpërthyer në Institutin e Serumeve të Indisë(SII), që është dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në botë. Por, sipas Reuters, vendi do të vazhdojë prodhimin e vaksinave të AstraZenceas. Shefi i ekzekutiv Ader Poonawalla, i cili  zotëron SII, ka thënë se nuk kishte pasur vdekje apo lëndime të mëdha nga zjarri,  por katet e ndërtesës janë shkatërruar.

“Unë do të doja të siguroja të gjitha qeveritë dhe publikun se nuk do të kishte humbje të prodhimit COVISHIELD për shkak të ndërtesave të shumta të prodhimit që unë i kisha mbajtur në rezervë për t’u marrë me raste të tilla të paparashikuara,” -tha shefi Adar Poonawalla në Twitter.

Departamenti i zjarrfikësve ka thënë se për fikjen e zjarrit janë dërguar pesë zjarrëfikëse. Sipas mediave, ende nuk ka asnjë informacion se na çfarë është shkaktuar zjarri.

SII ka liçensuar vaksinën e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. Shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, nga Bangladeshi në Brazil, varen nga SII-ja që dorëzon vaksinën, të njohur si COVISHIELD në Indi, për të luftuar pandeminë e Covid-19. SII po prodhon rreth 50 milion doza të vaksinës AstraZeneca në muaj. Gjithashtu, ai ka në planë për të bërë deri në 50 milion doza të një kandidati vaksine të zhvilluar nga Novavax.

Vaksina AstraZeneca është tashmë në përdorim në Indi dhe është dërguar gjithashtu në vende të tilla si Bangladeshi, Nepali, Maldivet dhe Butani.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button