Bota

Shpërthim në një parkim pranë një spitali në Napoli, hapet një gropë gjigande, dhjetëra makina përfundojnë brenda

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të vdekur dhe të plagosur, por disa makina të parkuar kanë përfunduar brenda në humnerë.

ITALI- Një gropë gjigande është hapur në parkimin e Spitalit Mare di Ponticelli, në periferinë lindore të Napolit. Si masë paraprake, spitali ku trajtohen pacientë me  Covid-19 u evakuua.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të vdekur dhe të plagosur, por disa makina të parkuar kanë përfunduar brenda në humnerë.

Ndërkohë, sipas të dhënave fillestare, humnerë mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e gazit spitalor.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button