Aktualitet

Shpërthimi i bombolës në Ferizaj/ Flet drejtori i spitalit: Situata është e rëndë, 4 persona janë në rrezik për jetën

KOSOVË- Drejtori i spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri ka folur mbi situatën që ndodhen të plagosurit nga shpërthimi i bombolës në restorant. Në një intervistë, për mediat kosovare ai u shpreh se deri tani në këtë spital kishin mbërritur 24 pacientë, ku 8 prej tyre ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi kishin një shkallë djegje të lartë. më jet në fjalën e tij Zeqiri tha se 4 pacientë janë në rrezik për jetën, ndërkohë ai gjithashtu bëri të ditur se i gjithë stafi spitalor janë të gatshëm për të përballuar situatën.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të shpërthimit të një bombole. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me djegie të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të ekzaminimit janë shumë të rrezikuar për jete, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 42 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button