Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, mjeku: 6 prej tyre janë duke marrë mjekim intesiv, një në gjendje më të rëndë

Drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu, ka dhënë informacioni në lidhje me gjendjen e personave që ndodhen në spital. Sipas tij,  5 nga pacientët janë në mjekim intensiv, ndërsa një paciente në mjekimin intensiv të Kardiokirurgjisë. Baftiu ka treguar se pacientët janë midis moshës 20 deri në 45 vjeç.

KOSOVË-Dhjetëra persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi ditën e djeshme në një restorant në Ferizaj. Drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu, ka dhënë informacioni në lidhje me gjendjen e personave që ndodhen në spital. Sipas tij,  5 nga pacientët janë në mjekim intensiv, ndërsa një paciente në mjekimin intensiv të Kardiokirurgjisë. Baftiu ka treguar se pacientët janë midis moshës 20 deri në 45 vjeç.

“6 pacientë janë të shtruar në mjekimin intensiv qendror ndërsa një në mjekimin intensiv të Kardiokirurgjisë. Sot gjendja e tyre është më e mirë, por që komplikimet mund të ndodhin pas ditës së pestë. Pacientët janë në respiratorë. Një nga pacientët G.S është në gjendje më të rëndë se të tjerët pasi që ka 50 për qind djegie”, ka thënë ai.

Në shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur ditën e djeshme në restorantin “Steakhouse” në lagjen “Village” të Ferizajt. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 44 persona. Të gjithë të plagosurit janë klientë dhe pjesëtarë të stafit të restorantit ku ndodhi shpërthimi dhe ndodheshin brenda tij në ato momente.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button