Aktualitet

Shpërthimi në Ferizaj, vjen reagimi i parë i komunës: Ekipet e mjekëve janë të gatshëm për tu përballuar me këtë rast

KOSOVË- Komuna e Ferizaj ka reaguar në lidhje me shpërthimin që tronditi qytetin ditën e sotme. Në një postim në Facebook, komuna ka bërë një rezyme se çfarë ka ndodhuur ditën e sotme në restoranitn ku shpërtheu bombola.

Në postimin e saj komuna shkruan se kryetari i saj Agim Aliu së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademi kanë vizituar të në spital të gjithë të lënduarit. Ndër të tjerë komuna ka shkruar se të gjithë ekipet e mjekëve dhe të urgjencave kanë reaguar menjëherë.

Postimi i plotë: 

“42 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm sot në njërin nga restaurantet në Ferizaj, me ç’rast 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Menjëherë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorin rajonal të Policisë, Emin Beqiri, vizitoi të lënduarit në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Gjithashtu, ekipet e mjekëve dhe infermierëve, bashkë me policinë e njësinë e zjarrfikjes kanë reaguar menjëherë pwr këtë rast. Nga raportimi i fundit, 42 është numri aktual i të lënduarve, nga shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shpërthimi i bombolës së gazit në njërin nga restaurantet e Ferizajt”, bën të ditur komuna.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 42 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button