Aktualitet

Shpërthimi tronditës në Kosovë/ 20 vjeçarja me thyerje qafe dhe djegie të rënda në fytyrë

15 persona janë dërguar sot për trajtim shëndetësor në Klinikën Emergjente në QKUK, pas shpërthimit të një bombole në një restorant në Ferizaj.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka dhënë informacione për gjendjen e personave të lënduar.

Lenjani tregoi se në mesin e të lënduarve ka qenë edhe një 20 vjeçare e cila ka pasur djegie në fytyrë, kokë, qafë e në pjesë të tjera.

Ai tha se për shkak të djegieve që ka marrë, ajo do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë.

“15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë ardhur në klinikë.  3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të fytyrës, kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”, shtoi ai.

Deri tani janë 44 të lënduar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button