Politike

Shqipërisë po i ikin ‘intelektualët’, Meta bën thirrjen: Një tjetër rekord i zi! Të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar lajmin si një rekord të zi, duke u bëtë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të vendosin për fatin e tyre.

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar lajmin lidhur me largimin nga Shqipëria të “intelektualëve” për një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Me anë të një statusi në Facebook, Meta e ka cilësuar lajmin si një rekord të zi, duke u bëtë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të vendosin për fatin e tyre.

Për kreun e shtetit, zgjedhjet e 25 prillit do të jenë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. 

Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.  Është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë. Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë dhe europiane për të gjithë,”-shkruan Meta ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË: 

Një tjetër rekord i zi! Sipas raportit të vitit 2020, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve. Largimi i “ajkës” së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese, marrin një pagesë të kënaqshme dhe kanë një pronë, por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm, ndjehen pa zë, të papërfaqësuar, të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen në vend dhe të pashpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.  Është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë. Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë dhe europiane për të gjithë. Shqipërisë po i ikin intelektualët, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njërëzve të aftë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button