Bota

Shqiptarja 19-vjeçare e zhdukur prej 4 muajsh, i vëllai mes lotësh lutet pë rikthimin e saj

Ai ishte i ftuar në emisionin “Midnight“, ku i bëri një apel personave që dyshohet se e mbajnë atë peng që ta lirojnë duke i dhënë fund dramës që po kalojnë familjarisht.

GREQI– Mbetet ende mister zhdukja e 19- vjeçares Artemis Vasili e humbur që prej 16 Tetorit 2020. I vëllai i saj Marko, ka rrëfyer situatën dramatike që po kalon familja e tij që prej asaj dite.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Midnight“, ku i bëri një apel personave që dyshohet se e mbajnë atë peng që ta lirojnë duke i dhënë fund dramës që po kalojnë familjarisht.

Ndër të tjera, vëllai i Artemisës thotë:

”Jemi katër fëmijë dhe Artemis është më e ndrojtura nga të gjithë ne. Atë mëngjes para se motra ime të zhdukej, nuk do ta harroj kurrë. E kisha parë në shtëpi, fytyra e saj ishte e freskët, e lumtur dhe më uronte “punë të mbarë” sepse po bëhesha gati të shkoja në punë.

Ditën kur ajo u zhduk i tha nënës time se do të shkonte në një dyqan të madh lodrash për të pyetur nëse kishin nevojë për dikë për punë. Kur kaluan orët dhe unë u ktheva nga puna, Artemis ende nuk ishte kthyer në shtëpi, prindërit ishin të shqetësuar dhe ne e kërkuam.

Po atë natë shkuam në stacionin e policisë në Koropi për të raportuar zhdukjen e saj dhe atje na thanë se do të duheshin 48 orë që të pranohej denoncimi. Atë natë shkova me miqtë e mi për të kërkuar motrën në atë stacion autobusi ku është kapur edhe nga kamerat. I pyeta shoqet e saj por ato nuk dinin asgjë.

Ne besojmë se hipi në një automjet, jo në një autobus.

Nëna ime qan gjithë kohën, nuk bën asgjë dhe është e izoluar në dhomën e saj. E gjithë familja e ka pikë të dobët Artemisë dhe sepse ajo është e ndjeshme dhe nuk meriton gjithçka që i ka ndodhur. Lutemi që çdo ditë të jetë gjallë dhe dëshmitë që marrim ata na tregojnë se ai është gjallë. Një grua pretendon se e pa motrën time në një dyqan dhe se dy të huaj ishin me të.

Shpresojmë që është me të vërtetë Artemis dhe jo një vajzë që i ngjan asaj “.

Autoritetet e policisë po kontrollojnë tërësisht çdo provë që misteri i zhdukjes të zgjidhet së shpejti. Ndërkohë që familja bënë thirrje që kushdo që munda ta ketë parë të lajmëroj. Artemisa Vasili është zhdukur në 16 Tetor, ajo u largua nga shtëpia për të shkuar për një intervistë pune në Peania, por askush nuk e ka parë më prej asaj kohe.

Intervista e plotë

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button