Uncategorized

‘Shtylla e familjes sonë u shua, Ba!’/ Vajza e Mustafa Arapit prek me dedikimin për babain e saj: Dua të të kujtoj të qeshur gjithmonë!

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme humbi jetën për shkak të Covid piktori dhe artisti Mustafa Arapi. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vajza e tij Dorina Arapi e cila me anë të një postimi në Facebook shkroi se ai ishte shtylla e familjes mirëpo e humbën. Ndër rreshta ajo shkruan se do ta kujtojë gjithmonë të qeshur.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta. Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht,” shkruan vajza e të ndjerit.

Mustafa Arapi

Mustafa Arapi ishte i shtruar në spitalin ‘Covid 2’ prej ditësh pasi ishte në gjendje të rëndë nga Covid. Kujtojmë se ditë më parë vajza e tij iu drejtua kryeministrit dhe minsitres së shëndetësisë me një letër ku i bënte të ditur se gjendja shëndetësore e babait të saj ishte e rëndë e se i ishte prekur mushkëria.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button