Aktualitet

” Shumë dhimbje!”, Meta mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit: U shua sot artisti virtuoz dhe qytetari model

Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në facebook, ka shprehur ngushëllime për të afërmit dhe miqtë e kantautorit Kujtim Prodani, i cili ndërroi jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit me virusin Covid-19.

“U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Postimi i plotë: Një humbje e madhe për artin shqiptar!

U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje!

Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.

Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button