Bota

Si “fitoi” Erdogan 75 milion paund nga lotaria e Vitit të Ri

Shuma rekord e lotarisë prej 100 milion paund (rreth 11.1 milion euro) u tërhoq Milli Piyango në prag të Vitit të Ri. Shorti u zhvillua dhe super fatlumi ishte … Presidenti Erdogan pavarësisht nga fakti se nuk kishte blerë një biletë lotarie!
Sipas Protothemas, në shortin e zhvilluar natën e ndërrimit të viteve 2.8 milion euro u fituan nga një person në provincën e Magnezisë, ndërsa tre biletat e tjera nuk u kapën kurrë. Por kjo shumë u transferua në Fondin Turk të Aseteve, i kryesuar nga vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe nënkryetari që deri vonë ishte dhëndri i tij, Berat Albayrak. Ky i fundit u zëvendësua kur dha dorëheqjen si ministër i Financave nëntorin e kaluar.
Kompania shtetërore e lojërave të fatit u privatizua në 1 Gusht, 2020 dhe kaloi në emër të kompanisë turko-italiane “Sisal”. “Fondi turk i asetëve” u krijua nga qeveria Erdogan në 2016 si një fond shtetëror për menaxhimin e pronës publike, që në praktikë operon si një kompani që mban në portofolin e saj pronat e shtetit turk.
Në vitin 2018, kontrolli i saj iu transferua presidentit të Republikës Rexhep Tajip Erdogan, i cili deklaroi veten kryetar të Bordit të saj të Drejtorëve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button