Bota

Sigurimi i vaksinave COVID në Gjermani etiketohet si ‘dështim i madh’, ku gaboi qeveria? Sugjerimet e ekspertëve

Ekspertët dhe politikanët kritikuan qeverinë gjermane të shtunën për dështimin lidhur me faktin që nuk siguruan mjaftueshëm doza vaksinash anti-COVID-19. Si anëtare e skemës së prokurimit të vaksinave të BE-së, Gjermania varet nga rregullatorë në nivelin evropian që japin autorizimin e vaksinës për të parandaluar infeksionin. Por BE-së i është dashur më shumë kohë sesa vendet si Britania e Madhe, SHBA dhe Kanada për të dhënë ‘dritën e jeshile’.
Sipas mediave të huaja, Frauke Zipp, një neurolog dhe anëtar i këshillit të Leopoldina Academy, kritikoi ligjvënësit gjermanë për mungesën e parashikimit për prokurimin e vaksinave.
“Unë e konsideroj situatën aktuale një dështim të madh,”- i tha ajo gazetës Die Ëelt. “Pse nuk kanë porositur shumë më shumë vaksina gjatë verës vetëm për të qenë të sigurt?” 
Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor për Social Demokratët e qendrës së majtë, i tha gazetës Rheinische Post se dështimi nga Brukseli për të blerë më shumë të vaksinës Moderna ishte “për të ardhur keq”.
Ishte e qartë herët që vaksina Moderna kishte një efikasitet të fortë dhe mund të përdoret nga mjekët.”
Lauterbach mendon se është tepër vonë që vaksina Moderna të luajë ndonjë rol të madh në nevojat afatshkurtra të Gjermanisë. Ai gjithashtu kritikoi BE-në që nuk ka porositur më shumë vaksina BioNTech-Pfizer. Bernd Riexinger, bashkëkryetar i Partisë Socialiste të Majtë, i bëri thirrje Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn direkt për të siguruar prodhimin e mëtejshëm të dozave të BioNTech-Pfizer.
Ai tha se duke pasur parasysh përhapjen e variantit të ri COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, “një strategji e suksesshme e vaksinës është gjithashtu një garë me kohën”.
Ndërkohë kancelarja Angela Merkel pritet të takohet me kryeministrat shtetërorë të martën për të diskutuar një zgjatje të mundshme të shtetrrethimit, i cili do të përfundojë në 10 Janar.
Përpara bisedimeve, Uëe Janssens, president i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë e Urgjencës, bëri thirrje që qeveria të rimendojë planet.
Ai i tha në Rheinischer Post se masat shtrënguese duhet të qëndrojnë në vend, edhe nëse qeveria arrin nivelin e infeksionit prej 50 për 100,000 njerëz.
“Ne mjekët e kujdesit intensiv këshillojmë fuqimisht që të mos merret parasysh asnjë lëhtësim masash derisa vlera e incidencës të jetë nën 25 infeksione të reja për 100,000 popullsi në javë,”-tha Janssens.
Shkalla aktuale e infeksionit në Gjermani është 141.2. Ky numër ndryshon shumë në të gjithë vendin, me disa rajone të që regjistrojnë norma mbi 500.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button