Aktualitet

Situata e COVID-19 në Shqipëri/Ja cilat janë 3 qarqet më të prekura

TIRANË

Komiteti i ekspertëve vlerëson të qëndrueshme situatën me pandeminë e Covid-19 në vend. Në daljen për mediat, zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se situata epidemiologjike  është vlerësuar në mënyrë dinamike, bazuar në 3 kriteret bazë, vlerësimi 14 ditor lidhur me incidencën , totalin e rasteve në spital dhe numrin e humbjes të jetëve njerëzore.

Në fjalën e saj, drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh se vetëm javën e fundit incidenca është ulur në 110 raste të reja për 100 mijë banorë.

“Incidenca mbetet në 227 raste për 100 mijë banorë. Koha që marrin në shqyritm 23 dhjetor –  5 janar, 22% niveli i pozitivitetit. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 48.7 vjec dhe intervali

55-64 vjec vjeç, 25-34 vjec. E sjellim në mënyrë të vecantë përqindjen e grup moshave sepse ka një rritje në grup moshat 25-34, ku apelojmë të mos grumbullohen.

Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme me zbritje të lehta që janë për t’u parë në vijimësi nuk ka vend për vetëkënaqësi, jemi në një situatë me transmetueshmëri të lartë. Jemi në pikën ku duhet të jemi tepër të kujdesshëm në zbatimin e masave, mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe masat e tjera të përcaktuara. Masat kanë kontribuar në këtë situatë të qëndrueshme.” u shpreh Fico. Në 2 javët e fundit më e prekur Gjirokastra, Lezha dhe Tirana

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button