Aktualitet

Skadon ndalim-qarkullimi dhe mbyllja e lokaleve nga ora 20.30, rikthim në orën 22.00

Këtë të hënë përfundon afati i kufizimeve të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve dhe qeveria, të cilat u vendosën më 24 dhjetor ku ndalim qarkullimi fillonte nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

Përveç kufizimit të qytetarëve, edhe baret dhe restorantet qëndruan të mbyllura gjatë këtij harku kohor.

Nëse gjatë ditës së sotme nuk do të ketë një njoftim të ri, atëherë qytetarët dhe biznesi i bar-restoranteve rikthehet në fashën e mëparshme të mbylljes që ishte nga ora 22:00 deri në 06:00.

Si gjithmonë nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës, kurse qytetarët e tjerë duhet që të aplikojnë tek e-Albania, nëse do t`ju duhet të dalin jashtë banesave.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button