Uncategorized

SKANDAL/ Në Njësitë Administrative Cepo dhe Picar në Gjirokastër pothuajse çdo natë ka ndërprerje të energjisë elektrike.Vangjel Tavo:Kjo ndodh sepse…

SKANDAL/ Në Njësitë Administrative Cepo dhe Picar në Gjirokastër pothuajse çdo natë ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Edhe natën e ndërrimit të viteve nuk ka pasur drita.

Kjo ndodh sepse nuk është bërë asnjë investim në këtë sektor për këto zona dhe nuk ka specialistë.
Specialistët u hoqën e u zëvendësuan me militantët e sektit të “rilindjes.”

Ku vajtën premtimet e “rilindjes” për nënstacione dhe rikonstruksione linjash? Si të gjitha premtimet e tjera. Vetëm fjalë boshe.

Fajësojnë parardhësit si gjithmonë dhe kujtohen vetëm çdo katër vite për zgjedhje.

Banorët e qarkut të Gjirokastrës nuk harrojnë dhe nuk do lejojnë më që qeveria të tallet me vështirësitë e tyre.

Sekti malinj i “rilindjes” duhet larguar pasi ka sjellë vetëm terr, mjerim dhe papërgjegjshmëri.

Më 25 prill, të gjithë së bashku, socialistë e njerëz të thjeshtë ta largojmë këtë të keqe e t’i kthejmë dinjitetin qarkut të Gjirokastrës, dikur qendra e Jugut të Vendit, sot e braktisur dhe e harruar nga kjo qeverisje, më e keqja në 30 vitet e fundit.

VT

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button