Aktualitet

SPAK merr në pyetje Olta Xhaçkën, dyshime për dy tendera

SPAK po heton në lidhje me dy tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, atë për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet, ku po verifikohet roli i ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Raportohet se gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë

SPAK ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

Për këtë arsye mësohet se është marrë në pyetje ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. SPAK po verifikon rolin e Olta Xhaçkës në këto tendera.

Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim. Ndërkohë, në lidhje me tenderin e ushqimeve po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë.

Ndërsa tenderi i dytë është ai për blerjen e ushqimeve kundrejt nevojave të ushtrisë, që është denoncuar nga Partia Demokratike. Sjellim në vëmendje që pas ndryshimeve në qeveri, Olta Xhaçka nuk mban më postin e Ministres së Mbrojtjes, por atë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button