Aktualitet

SPECIALE 2020-Të shënuara në kujtesë! Ngjarjet që mbajtën pezull frymën e shqiptarëve në 12 muaj

SHQIPËRIA – 2020 ishte viti i pandemisë për mbarë botën, ku njerëzimi jetoi mes frikës dhe shpresës! Për vendin tonë, viti 2020 do mbahet mend gjatë si vit i vëshirë, vit i sfidave dhe në fund, këto vështirësi bëhen arsye për të shpresuar për një vit më të mirë në 2021!
Janari, vëmendja te tërmeti!
Viti 2020 në Shqipëri nisi me “plagë” të hapura nga tëmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Qeveria premtonte rindërtimin ndërsa në studiot televizive ende trajtoheshin historitë e të prekurve të tërmetit.  Jetesa vazhdonte normalisht, ndërsa virsi ishte ende shumë larg, askush nuk e besonte ndonjëherë se ai virus do bënte “kërdinë”.
Shkurti, virusi dukej shumë larg!
Shqiptarët lexonin aq shumë për virusin, por sërish ishte shum larg! Ngjarja që mori më shumë jehonë asokohe ishte dita kur Enver Hoxha mori me vete gruan e tij Nexhmie Hoxhën.
Marsi, zyrtarisht pandemia në Shqipëri!
Natën e 8 marsit, për herë të parë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ndërsa në vendin tonë ende qarkullonin “teoritë” se rakia dhe hudhra mposhtnin koronavirusin, OBSH e shpalli COVID-19 pandemi botërore më 11 mars. Disa vipa shqiptarë asokohe bënin thirrjen e muajit “qëndro në shtëpi”, ndërsa shumë të tjerë thyenë karantinën duke shijuar fundjavave. Na vjen ndërmend rasti i Blendi Fevziut që i bëri të dyja, edhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi, edhe thyerjen e karantinës. Nuk ka sesi të harrohet as trendi që krijuan djemtë me prerjen e flokëve në në 0.
Me të gjitha kto, marsi duket si muaji më i gjatë i vitit!
Prilli, shpresa për liri!
Teksa shpresat mbaheshin te deklaratat e Pëllumb Piperos, të gjithë besonim se do dilnim shumë shpejt nga karantina. Të rinjë tashmë kishin hequr dorë nga jeta e natës, ndërsa puna nga shtëpia po kthehej në normalitet.
Maji, muaji i Teatrit
Maji i 2020-s ishte muaji i Teatrit. Kur gjith shqiparët ishin në gjumë, qeveria shembi Teatrin Kombëtar në qendër të Tiranës që u mbrojt aq shumë nga aktivistët. Lotët e Neritan Liçajt teksa arrestohej nuk do të harrohen lehtë,  e as sendet e Teatrit të hedhura në rrugë si të mos ishin asgjë! Dhuna policore ndaj aktivistëve bëri jehonë  jashtë kufijve ndërsa prestigjozja franceze “Le Monde” e quajti shembjen e Teatrit “barbari”. Shembja e Teatrit u shoqërua me protesta të vazhdueshme, ndërsa rastet e reja rriteshin.
Qershori, çfarë nodhi me Turin?
Teksa çifti më i përfolur i shoëbizz-it Ledri dhe Sara po përfliteshin se prisnin një fëmijë, çifti Ronela-Joung Zerka njoftuan ndarjen.  Jehona e muajit ishte  Turi i provimit të maturës. Edhe sot e kësaj dite,  ende nuk dihet çka ndodhur me Turin!  Sa i përket COVID-it, për herë të parë po flitej për një vaksinë, por shihej si mision i pamundur.
Korriku dhe Gushti, plazhi ishte shpëtimi nga karantina
Ndërsa shifrat rriteshin dita ditës, edhe pse Pipero sygjeroi distancim fizik në plazh, shqiptarët u dyndën në det, për herë të parë asnjë pasanik nuk i kaloi pushimet në Maldive apo në Santorini! Vera ishte e qetë dhe frika për COVID-19 vetëm zbutej!
Shtator, rriten rastet me COVID
Dilema më e madhe në atë periudhë ishte nëse do hapeshin apo shkollat, ndërsa papritur Besa Shahini hoqi dorë nga detyra si Ministre Arsimi. Shkollat vijuan mësimin, nën kushtëzimin e masave të Covidit. Në muajin shtator, kurba e të infektuarëve me COVID vetëm rritej, ndërsa flitej për një valë të dytë.
Tetori, muaji i maskës!
Teksa vijohej të flitej për një vaksinë, maska u be e detyrueshme kudo. Me rritjet e rasteve, u rritën masat kufizuese. Lajmi më i madh i Tetorit ishte konfirmimi se një vaksinë anti-COVID do ishte mbi 90% efektive!
Nëntori, ethet e zgjedhjeve amerikane kapën edhe shqiptarët
Muaji nëntor ishte historik për zgjedhjet amerikane, ndërsa shqiptarët ndiqnin me interesim të madh zhvillimet elektorale.  Edhe pse pozita gjeografike ishte shum larg, zgjedhjet u ndjenë shumë afër. Kryefjala e nëntorit ishte padyshim “Trump apo Biden”?
Sa i përket pandemisë, shifrat pësuan rritje të paparashikueshme, masat e mëparshme nuk po jepnin efekt. As distancimi social e as maska, nuk ndihmuan ë uljen e kurbës. Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi kufizimin e orarit nga 22:00-06:00, ndërsa nuk do lejoheshin grumbullimet mbi 10 persona (këtu nuk hynë politikanët). Kufizimet vijojnë ende, edhe në orarë më të ngushtuara.
Dhjetori, muaji i Klodian Rashës!
Në fillim të dhjetorit u miratua vaksina e parë për Covid në Mbretërinë e Bashkuar, që solli një fije shprese edhe në vendin tonë. Ndër tronditet më të mëdha që Shqipëria përjetoi ishte vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie, më 8 Dhjetor. Për ironi të fatit, 25-vjeçari u vra në Ditën e Rinisë! Vrasja u pasua me një javë protesta në kërkim të drejtësisë për Klodian Rashën. Kjo ngjarje u pasua edhe me largimin e Ministrit Sandër Lleshaj.
Kryefjala e pjesës tjetër, ka qenë padyshim vaksina. Ndërsa bota njofton çdo ditë marrjen dhe aprovimin e vaksinave të reja, Shqipëria deri në fund të vitit u krenua me testet e shpejta.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button