Bota

Studimi, 1 në 50 persona në Britani është infektuar gjatë një jave

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka cituar gjatë një konference për shtyp të dhënat nga një studim i Zyrës së Statistikave Kombëtare, ku një në 50 persona është infektuar me COVID-19 në Britani gjatë javës së fundit. Sipas studimeve, nga data 27 dhjetor deri më 2 janar, rreth 1.1 milionë persona në vend kanë qenë në kontakt apo kanë pasur coronavirusin.  

Këto të dhëna u bënë publike pasi Britania ka regjistruar më shumë se 60.000 të infektuar, një rekord i ri për vendin që po përballet edhe me një situatë të mbingarkesës në spitale. Ekspertët (si x apo y) cilësojnë se variant i ri i coronavirusit duket se po zbehet në disa zona jashtë Londrës dhe në jug-lindje të Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë i gjithë vendi do të përballet me shtetrrethimin e tretë mbarëkombëtar të vendosur nga qeveria. Lidhur me këtë, Johnson është shprehur se “deri nga mesi i muajit shkurt kur shumica e grupeve të rrezikuara do të jenë vaksinuar, atëherë do të rimendohet edhe lehtësimi i masave”. Gjithashtu kryeministri britanik nënvizoi se 1.3 milionë persona janë vaksinuar në të giithë vendin dhe më shumë priten të marrin dozat në ditët në vazhdim.

Për shkak të situatës së përkeqësuar të pandemisë, shkollat në Angli do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të muajit shkurt, ndërsa shtetrrethimi dhe masat e tjera kufizuese do të zgjasin për të paktën 7 javë. Ndërkohë edhe Skocia ka vendosur shtetrrethim të plotë përgjatë gjithë muajit janar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button