Bota

STUDIMI/ Anglezët dhe skocezët ‘pijanecët’ më të mëdhenj në botë

Anketa Globale e Barnave për vitin 2020, ka nxjerrë në pah se në Britaninë e Madhe konsumimi i tepërt i pijeve alkolike, është bërë problem i rrezikshëm se konsumimi i drogës

BRITANI– Njerëzit anglezë dhe skocezë kanë kryesuar listën e ‘pijanecëve’ më të mëdhenj të botës.

Anketa Globale e Barnave për vitin 2020, ka nxjerrë në pah se në Britaninë e Madhe konsumimi i tepërt i pijeve alkolike, është bërë problem i rrezikshëm se konsumimi i drogës , shkruan The Guardian.

Më shumë se 5% e njerëzve nën 25 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar që morën pjesë në sondazh raportuan se kishin kërkuar trajtim në spital pasi ishin dehur, krahasuar me një mesatare globale prej 2%.

Raporti  shkruan se: “Kërkimi i trajtimit urgjent mjekësor është një pasojë serioze e pirjes, me një kosto për shërbimin shëndetësor si dhe individin.

Shkalla e pranimeve në spital në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të alkoolit ishte më e lartë se përdoruesit e drogës. Studimi nxorri në pah se 94% të njerëzve të anketuar në Britani thanë se kishin pirë alkool vitin e kaluar, krahasuar me 2.3% që kishin përdorur heroinë.

Njerëzit në Skoci dhe Angli thanë se ishin dehur mesatarisht më shumë se 33 herë gjatë vitit të fundit. Kjo ishte shkalla më e lartë e të 25 vendeve të studiuara dhe më shumë se dyfishi i nivelit të disa vendeve evropiane, përfshirë Poloninë, Hungarinë, Gjermaninë, Greqinë, Spanjën, Italinë dhe Portugalinë.

Vetëm 7% e njerëzve skocezë dhe anglezë të anketuar raportuan se nuk ishin dehur fare gjatë 12 muajve të fundit. Vetëm danezët dhe australianët kishin një përqindje më të ulët, me 5%.

Anglezët ishin ndër më të penduarit që ishin dehur. Sipas studimit, këto të dhëna janë alarmante. Qeverisë iu kërkua ashpërsimi i rregullavr si dhe dhënies së informacionit për çdo pije, që duhet të paralajmërojnë rrezikun.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button