Bota

Studimi/ Mutacioni i ri i Covid-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut paraqet rrezik të ri-infektimit

Sipas DailyMail, studiuesit në Afrikën e Jugut kanë testuar variantin e gjetur në Afrikën e Jugut, të quajtur 501Y.V2, duke bërë një krahasim me mostrat e gjakut nga pacientët e shëruar nga Covid-19. Ata zbuluan se ai ishte rezistent ndaj antitrupave të krijuar nga infeksioni i mëparshëm dhe sipas tyre paraqet një rrezik të lartë ri-infektimi

AFRIKË-Mutacioni i Covid-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut paraqet një rrezik të lartë infektimi dhe është rezistent ndaj vaksinave anit-Covid, sipas një studimi të ri.

Sipas DailyMail, studiuesit në Afrikën e Jugut kanë testuar variantin e gjetur në Afrikën e Jugut, të quajtur 501Y.V2, duke bërë një krahasim me mostrat e gjakut nga pacientët e shëruar nga Covid-19. Ata zbuluan se ai ishte rezistent ndaj antitrupave të krijuar nga infeksioni i mëparshëm dhe sipas tyre paraqet një rrezik të lartë ri-infektimi,

“Këtu ne tregojmë se linja 501Y.V2, e cila përmban nëntë mutacione spike dhe u shfaq me shpejtësi në Afrikën e Jugut gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, është kryesisht rezistente ndaj antitrupave neutralizues të shkaktuar nga infeksioni me linja qarkulluese të mëparshme. Si përfundim, pavarësisht se shumë njerëz tashmë janë infektuar me SARS-CoV-2 globalisht dhe supozohet se kanë grumbulluar një farë niveli të imunitetit, variante të reja të tilla si 501Y.V2 paraqesin një rrezik të konsiderueshëm të ri-infektimit,“-kanë thënë studiuesit.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i  Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button