Bota

Sulm me thikë në Frankfurt, raportohet për disa të plagosur. Policia gjermane në alarm maksimal

Një burrë identiteti  të cilit nuk bëhet me dije, ka sulmuar me thikë disa persona në Frankfurt.

Si pasojë e agresionit mbetën të plagosur disa qytetarë. Ky akt ka ngritur në alarm maksimal policinë gjermane, të cilët bënë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit.

Organet ligjzbatuese në gjermani pas arrestimit nuk dhanë informacione të detajuara mbi identitetin e autorit të sulmit, apo numrin e personave të lënduar.

Informacionet e mëtejshme pritet të jepen më vonë, ndërkohë që paraprakisht është bërë me dije se asnjë person nuk është në gjendje kritike për jetën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button