Sport

Surprizë në Spanjë, Atletico Madrid që kryeson La Ligën eliminohet në Kupë nga skuadra e Segunda B

US Cornellaka eliminuar Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit. Skuadra e ligës së tretë në Spanjë ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 “Los Colchoneros”.

Cornella arriti të kalonte në avantazh shumë shpejt pas golit të shënuar nga Jimenez në minutën e 7-të. Një avantazh që ekipi madrilen nuk ishte në gjendje ta përmbyste.

Fundi i aventurës për ekipin e Simeone-s që të paktën tashmë mund të përqendrohet në kampionat. Atletico u godit më së shumti në ndeshjen e sotme kur Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button