Politike

“Të hënën shpalosim programin”/ Kryemadhi takim me strukturat e Tiranës: Prioriteti ynë arsimi cilësor dhe shëndeti i qytetarëve

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integri, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvillaur një takim me me strukturat e LSI në Tiranë. 

Në fjalën e saj ajo ka thënë ka treguar dhe disa nga pikat kryesore që ka si objektiv partia e saj pas 25 prillit. Ajo ka thënë se në fokus do të jetë arsimi cilësor, shëndeti i qytetarëve si dhe financimi nga ana ekonomike.

Ndër të tjera ajo ka bërë të ditur se të hënën e javës së ardhshme, do të prezantojë programin elektoral si dhe të gjitha angazhimet që do të ket LSI.

FJALA E PLOTË E MONIKA KRYEMADHIT

Kryemadhi: Jemi në kuadrin e takimeve që unë si Kryetare e partisë po organizoj në gjithë Shqipërinë dhe sot jemi me strukturën e partisë vetëm për qytetin e Tiranës ku janë të 14 njësitë administrative. Në fakt ne me gjuhën e vjetër jemi mësuar me 11 por tashmë duke pasur parasysh që Tirana vjen duke u zgjeruar jemi në kuadrin e strukturave përsa i përket qendrave të votimit, KZAZ që janë gati dhe hartimit përfundimtar drejt listës së kandidatëve. Sigurisht që ne siç kemi bërë prezantimin e të gjithë drejtuesve politik të qarqeve edhe sot në Tiranë prej më shumë se 3 javësh ne kemi qenë në kontakt jo vetëm në Tiranë por dhe në të gjithë Shqipërinë. Pika kulmore që njerëzit kanë në çdo takim është vështirësia ekonomike në familjet e tyre, në shtëpitë, bizneset që u kanë falimentuar, taksat e larta dhe çdo gjë që çdo ditë dhe më shumë vjen dhe ngushton hapësirat e tyre. Një nga pikat kryesore dhe më të forta që kemi pas si LSI kanë qenë të rinjtë. Por ajo që ndihet kudo dhe një nga problemet më të mëdha që kanë dhe sot shqiptarët është shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së hapësirave dhe për shkak të mungesës së shpresës dhe asaj që është më e domosdoshme. Dihet kudo, problemi dhe sëmundja e asaj çfarë ka pllakosur sot gjithë Shqipërinë është nga veriu deri në jug, nga lindja deri në perëndim. Nuk ka asnjë diferencë të problematikave që kanë të bëjnë me ekonomike, me punësimit,  me rininë, me arsimin dhe shëndetësinë.  Ne fokusin tonë e kemi shumë të qartë, për të arsimi cilësor i cili krijon hapësirat më të mira jo vetëm për të konkurruar në tregun e punës, shëndetin e qytetarëve, pra prodho të rinj dhe të reja kuadro të cilët do të drejtojnë, shëroje popullin tënd nga çdo sëmundje  dhe nga CD situatë e një shëndetësie të mjeruar për të cilën u ke premtuar dhe fuqizoje ekonomikisht. Këto janë 3 pika kryesore të cilat ne i kemi shumë të qarta përsa i përket jo vetëm zhvillimit dhe infrastrukturës që i duhet një shteti por dhe të ardhmes. Ditën e hënë do të jetë dhe prezantimi i programit tonë jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve tona që ne si LSI do të mbajmë. Na ndajnë  94 ditë nga sot. Nesër hyn dita e 93 që ka lidhje drejtpërdrejti me 25 prilli ku tashmë të gjithë ne duhet të jemi në gatishmërinë numër 1.  Nuk ka më kohë për të humbur. Çdo ditë e humbur është në favor të varfërisë, papunësisë, shpopullimit. Dhe çdo sekondë e fituarështë në favor të një të riu, një të reje, për të pasur një vend pune më të mirë, për të pasur një familje më të fortë, për të pasur një Shqipëri më me integritet dhe një Shqipëri dinjitoze për të cilën ne të gjithë e aspirojmë dhe e kemi të domosdoshme.  Ajo që mua më ka kënaqur, e gjithë axhenda juaj deri tani në Tiranë, jeni prezent kudo, kudo nëpër takime, ndiheni në çdo cep të Tiranës. Por kjo nuk do të thotë që të na japë vetëkënaqësi. Ne duhet të jemi prezent në çdo moment me njerëzit, duhet t’i takojmë ata. Nuk ka nevojë për t’i bindur më për dëmet që qeveria dhe Rilindja u ka bërë shqiptarëve, por sot bindja më e madhe është për t’i çuar ata në kutinë e votimit më 25 prill, për t’u pajisur me kartat e identitetit dhe për të kërkuar emrin në listë. Dhe e gjithë struktura jonë e rinisë dhe e gruas, të cilët janë në evidentimin e listave të zgjedhësve për çdo qendër votimi, tashmë duhet të jetë jo vetëm në këtë drejtim, por edhe evidentimin e çdo pike kontakti për të vajtur më tutje.  Unë në fakt sot e kam pasur ditën shumë të ngarkuar me takime, por ajo që është shumë e rëndësishme është që pozitiviteti ndaj LSI-së është shumë i madh. Kjo nuk do të thotë që ne të na kapë euforia, por përkundrazi, duhet të na rritet më shumë ritmi, sepse forca e LSI-së nuk është më ajo çfarë ne kemi bërë deri tani, forca qëndron tek ju në terren , forca qëndron te kontaktet tuaja me njerëzit, forca qëndron tek ajo çfarë ne ju ofrojmë njerëzve dhe te fjala e mbajtur.  Asnjë nuk thotë dot që LSI-ja nuk e mban fjalën. Të gjithë e pranojnë që LSI-ja e mban fjalën, që kujdeset për njerëzit, që LSI-ja bën për njerëzit. Kështu që kjo është vetëm një pikë e fortë e jona, por duhet të na bëhet tashmë një pjesë që ta kthejmë në një pikë të fortë të çdo qeverie dhe partie politike. Sepse ajo që është më e rëndësishme është që atë besim që njerëzit kanë humbur te politika, nëpërmjet LSI-së, nëpërmjet jush, nëpërmjet të rinjve dhe të rejave, nëpërmjet grave dhe burrave tanë, ne ta kthejmë në një moto që ta ketë çdo klasë politike, ta ketë çdo politikan, sepse në fund të fundit ky është edhe qëllimi ynë, ndryshimi që është i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët sot, për t’i dhënë fund kësaj lloj qeverisjeje, që për hir të së vërtetës ka qenë qeverisja më e keqe e gjithë tranzicionit shqiptar.  Çdo ditë dhe më shumë tashmë do t’i keni kontaktet më të rralla me mua, por do i keni kontaktet më të shpeshta me njëri tjetrin  dhe do të jemi në një metodologji komplet tjetër për sa i përket punës në terren, që do të vazhdojë hap pas hapi dhe me koordinimin e listës së PD-së, apo strukturat e saj në zonë, që ju keni pasur kontaktet tuaja, por tashmë që edhe ata po shkojnë drejt një mbylljeje përfundimtare të marrëdhënies së tyre me partitë e koalicionit, dhe ne nga ana tjetër po kështu, do të jemi pastaj drejtpërdrejtë në terren dhe nuk do të ketë më asnjë lloj kohe për të humbur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button