Aktualitet

Të shtënat me armë në Elbasan, Policia vë në pranga autorin

Të shtëna me armë janë shënuar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë kryqëzimit të klinikës dentare. Burime bëjnë me dije se të shtënat me armë janë regjistruar pas një konflikti në familje që ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka mundur që të vërë në pranga autorin që ka qëlluar me armë, i cili është identifikuar si Arjan Minella Ruvina.

Ka qenë një telefonatë e qytetarëve ajo që ka vënë në lëvizje Policinë, pasi janë dëgjuar të shtënat në zonë. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka vënë në pranga 45-vjeçarin, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar si pasojë e të shtënave.

Nuk bëhet e qartë se me kë është konfliktuar autori i të shtënave me armë, ndërkohë që pas shoqërimit në komisariat, ai pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e ndodhur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button