Aktualitet

Të zhdukura që nga 1 janari/Gjenden në Përmet dy adoleshentet nga Tirana

Gjenden dy adoleshentet e zhdukura nga Tirana. Policia e Shtetit ka njoftuar se të dyja janë gjetur bashkë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa aktualisht ndodhen në Komisariatin e Përmetit, nga ku do të merren nga efektivët e Policisë dhe më pas do të dërgohen në banesa

TIRANË– Gjenden dy adoleshentet nga Tirana që ishin zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 1 janar. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës ka njoftuar detaje nga operacioni i kërkimit të tyre në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, gjetja e dy vajzave të mitura u bë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë në Sarandë dhe në Përmet. Gjithashtu bëhet me dije se të dyja janë gjetur bashkë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa aktualisht ndodhen në Komisariatin e Përmetit, nga ku do të merren nga efektivët e Policisë dhe më pas do të dërgohen në banesa.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021. Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.

Lajmi për zhdukjen e tyre u dha dy ditë më parë, ndërsa të miturat janë larguar nga banesa që më 1 janar. Ato janë dy adoleshente, njëra 15, ndërsa tjetra, 16 vjeçe, shoqe me njëra-tjetrën. Para se të zhdukeshin, ato dolën nga banesa me pretekstin se po shkonin në shtëpitë e njëra-tjetrës për të uruar një vit të mbarë.

Por me të dalë nga banesa, telefonat e tyre celularë rezultuan të fikur. Me vete, dy të miturat kishin kartat e identitetit dhe një sasi parash. E ëma e njërës prej tyre, thotë se vajzat janë mashtruar, ndërsa shton se e bija vuan nga astma dhe duhet sa më parë të kthehet në shtëpi që të marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë Policia dhe Prokuroria kishin vijuar me punën për gjetjen e tyre.

Hetuesit kishin nisur punën për ‘gjurmimin’ e tabulateve të tyre telefonike, mirëpo nuk dihet nëse ka qënë ky detaji që i ka rikthyer të miturat pranë familjes, apo kanë vendosur vetë që të shkojnë në Polici. Dëshmia e tyre do të zbardhë gjithë çfarë ka ndodhur dhe arysen se përse kanë vendosur që të largohen nga shtëpia. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button