Aktualitet

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

Sipas IGJEUM, edhe ditën e sotme vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut do të vijojnë, ndërsa zonat malore do të përfshihen nga reshje dëbore.

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, edhe ditën e sotme vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut do të vijojnë, ndërsa zonat malore do të përfshihen nga reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, duke variuar nga -4°C deri në 10°C, ndërsa era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button